Lubonja: Një narcist si Edi Rama s’mund t’i menaxhojë fondet për tërmetin

Shqipëria

Lubonja: Një narcist si Edi Rama s’mund t’i menaxhojë fondet për tërmetin

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 18:25
Analisti Fatos Lubonja

Analisti Fatos Lubonja ka bërë një panoramë të 24 orëve të fundit, ku ditën e djeshme në Konferencën e Donatorëve arritën të mblidheshin 1.15 miliard euro për të ndihmuar Shqipërinë me rindërtimin.

I ftuar në rubrikën opinion në Neës24, Lubonja u shpreh skeptik mbi aftësinë e kryeministrit dhe qeverisë së tij për të menaxhuar paratë e dhuruara në formë granti si dhe kreditë e buta, të dhëna nga një sërë shtetesh.

Lubonja u shpreh se ai nuk ka besim se kryeministri mund të arrijë të menaxhojë fondet për tërmetin, pasi puna e tij në mbi 6 vite qeverisje ka treguar tërësisht të kundërtën.

Analisti më tutje e ka cilësuar Ramën një person narcist, dhe si i tillë ai e ka të pamundur që të dialogojë me veten dhe të tjerët për të parë të metat dhe problematikat në qeverisje, përfshi këtu dhe punët e bëra deri më tani për procesin e rindërtimit të vendit.

Fatos Lubonja: Po, nuk e di se çfarë kupton fjala sukses fakti që u mblodhën aq shumë para por besoj se është pak tragjike ta quash sukses. Suksesi i shkon tërmetit pasi rriti ndjeshmërinë e ndërkombëtarëve është sidoqoftë për të përshëndetur.
Fakti që Shqipëria është në Evropë ka ndikuar besoj. Qeveria ka bërë një farë pune pasi Rama është i aftë për të propaganduar për të paraqitur një Shqipëri të tronditur. Suksesi i vërtetë është se sa dhe si do të menaxhohen këto para të cilat mesa di unë nuk janë të gjitha para donatorësh, pra që 700 milion euro janë kredi të buta ose borxh, nuk janë ndihma. Duhet parë si do menaxhohen. Kemi shumë gjëra për të thënë.

Rama është kryeministër, dhe kujtdo që do i ndodhte do punonte për të kërkuar ndihma mbi të gjitha është ndihma e ndërkombëtarëve që duhet çmuar në këtë rast. Duhet parë në sy kritik, pasi nuk është e kondicionuar pasi Shqipëria është vendi që emigron më shumë, është dhe një interes i ndërkombëtarëve. A është Rama që mund të menaxhojë më mirë këto para? Jo, është më i keqi i mundshëm.

Tek ato ndihmat që u dhanë, pashë që SHBA dha 5 milion dollarë për transparencën, monitorimin dhe menaxhimin pasi s’ka besim. Ne i kemi institucionet për monitorim por nuk funksionojnë. Edi Rama nuk mund t’i menaxhojë këto para në mënyrë transparente.

Fuqi politike padyshim që mund të marrë por jo për të mirën tonë dhe jo për korrigjimin e Shqipërisë të vërtetë, pasi unë s’kam nevojë të ma tregojë pasi e shoh me sytë e mi. Ata që kanë mbështetur qeveritë në Shqipëri kanë folur gjithmonë për arritjet, si në Bashkimin Sovjetik kur flitej për propagandë. Të flasësh sot për Shqipërinë e vërtetë duhet të dëgjosh ata që nuk kanë konflikt interesi. Propaganda që bën sot qeveria e Rilindjes dhe burokratët e Evropës pasi gjoja ata kanë drejtuar shtetin e së drejtës kur këtu vijon shteti narkoshtet, i krimit dhe korrupsionit.

Mendoj që në këtë lojë propagandës së Shqipërisë false dhe asaj që duhet të japin mediat Shqipërinë e vërtetë me të gjitha hallet dhe problemet, dhe unë e gjej veten tek gazetari që do që të japë problemet dhe hallet e Shqipërisë.

Nëse ti mendon se nuk ka krim të organizuar por po thonë broçkulla gazetarët apo mediat, nuk është e vështirë shumë të shohësh nëse ka krim të organizuar apo jo. Në një anë thotë që s’ka krim të organizuar, dhe tregon atë historinë e atij VIP-it që nuk dilte pa makinë të blinduar dhe u mrekullua nga Tirana e qetë. Nga ana tjetër krijon Anti- KÇK dhe OFL. Ai e ka të vështirë që të zbulojë këtë Shqipëri pasi është në krye të organizatës.

Problemi më i madh që ka narcisti është që ka vështirësi për dialog me veten dhe të tjerët, për të parë anët e dobëta të qeverisë. Njeri që veten e identifikon me punën që bën pra Shqipëria që po ndërton. Në vend të shohësh një dialog me të tjerët që të të thonë që ja ku janë problemet, nëse nuk bën dialog me veten që të shohësh të mirat dhe të këqijat, por krijon një Shqipëri fallco që mbulon atë të vërtetën. Kjo bën që Shqipëria e vërtetë të shkojë në gropë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat