Basha flet me bindje: Ka ardhur koha për rotacion politik

Shqipëria

Basha flet me bindje: Ka ardhur koha për rotacion politik

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 18:35
Lulzim Basha

Në një komunikim me gazetarët jashtë selisë blu, kreu i PD-së, Lulzim Basha u shpreh i bindur se është koha për një rotacion politik në Shqipëri.

Basha tha pas takimit me aleatët se vetëm me zgjedhje të parakohshme vendi mund të dalë nga kriza politike.

Sipas tij rotacioni politik do të vijë me kosto sa më të vogël për qytetarët.

“Për ne ky parlament është shpërndarë, nuk ekziston më. Çdo ligj i këtij parlamenti është nul dhe i pavlefshëm. Ne jemi të orientuar nga zgjidhja. Zgjidhja nuk është një kalkulim i partisë time apo i koalicionit opozitar. Të gjithë e kanë të qartë që ndryshimi është i qartë, rotacioni është i pashmangshëm

Nuk do të ketë forcë mbi tokë që do ta ndalë rotacionin, ta ndalë ardhjen në pushtet të opozitës së bashkuar me votën e qytetarëve. Detyra jonë është që të angazhojmë shqiptarët për këtë ndryshim.

Nuk ka forcë mbi këtë dhe që do të ndalë rotacionin. Edi Rama i ka bërë hesapet gabim. Unë mbetem i përkushtuar që procesin ta përfundoj me mjete politike. Për hir të vendit, të stabiliteti dhe familjarëve duhet që kjo duhet të vijë pa kosto për shqiptarët. Por bashkimi ynë duhet të jetë i madh dhe i pandalshëm”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat