Edi Rama i fshin komentet negative, i le vetëm ato të mirat

Shqipëria

Edi Rama i fshin komentet negative, i le vetëm ato të mirat

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 18:55
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka fshirë komentet e qytetarëve të cilët e kritikuan pas sulmeve që ai dhe shkrimtari Rexhep Qosja ua bëri mediave.

Kryeministri Rama po i fshin komentet në postimin e tij në Facebook ku e përkrahu sulmin e Qosjes ndaj dy mediumeve.

Shkrimtari tha se mediat po bëjnë propagandë kundër Shëipërisë, për shkak të raportimeve dhe qasjes kritike të mediumeve ndaj pushtetit të Ramës, përkrahjes që ai ia ka bërë ndryshimit të kufijve të Kosovës dhe ideve të tjera që ai i ka në bashkëpunim me presidentin serb, Aleksandër Vuciq, të cilin kryeministri i Shqipërisë e quan mik.

Në statusin e tij kundër mediave, Rama ka marrë shumë komente negative nga qytetarët, të cilët i bëjnë atij thirrje të mos sulmojë mediat. 

Mediat më herë publikoi disa nga to, por kryeministri shqiptar ka nisur t’i fshijë komentet negative.

Më parë, presidenti amerikan, Doland Trump, kishte fshirë komente të atyre që e kundërshtojnë. Gjykata Supreme në SHBA kishte vendosur se presidenti nuk ka të drejtë të fshijë komente.

Ndryshe, Qosja sot ka dalë me një postim ku sulmon mediat  për urrejtje ndaj Shqipërisë. Kjo i ka pëlqyer shumë kryeministrit Rama, i cili më pas e ka publikuar në profilin e tij, duke i thënë Qosjes “hallall” për shkrimin.

Rama njihet për qasjen e tij armiqësore ndaj mediave në Shqipëri, të cilat për kryeministrin e Shqipërisë janë ‘kazan’.

Shqipëria me pushtetin e Ramës vazhdon të bie në renditje për nga liria e shprehjes së lirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat