Rama në kryesinë e OSBE shpreh shqetësimin për konfliktet në Ukrainë: Shqipëria do të punojë për rikthimin e sigurisë

Shqipëria

Rama në kryesinë e OSBE shpreh shqetësimin për konfliktet në Ukrainë: Shqipëria do të punojë për rikthimin e sigurisë

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 22:06
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama dhe sekretari i përgjithshëm i OSBE-së, Thomas Greminger shprehën shqetësimin e tyre për luftërat në Zolote pranë rajonit lindor të Ukrainës.

Gjithashtu ato shprehën ngushëllime për viktimat si dhe bënë thirrje për ndalimin e akteve të dhunës si dhe respektimin e armëpushimit të arritur në samitin Normandy në 9 dhjetor në Paris.

"Ky incident i fundit nuk është i izoluar. Çdo ditë prishet armëpushimi, megjithë angazhimet e përcaktuara në marrëveshjet e Minsk, dhe zbatim të plotë dhe gjithëpërfshirës të armëpushimit  të pajtuar në Paris dy muaj më parë. Kjo ka një ndikim të tmerrshëm dhe të vazhdueshëm në popullatën civile në zonat e prekura. Është thelbësore që të gjithë ata që duan të sigurojnë një armëpushim të plotë dhe të qëndrueshëm, duhet ta bëjnë realitet."

Rama në kryesimin e Presidencës së OSBE u shpreh se Ukraina do të ketë mbështetjen e Shqipërisë për rikthimin e sigurisë tek njerëzit në vendet e prekura.

Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së Greminger u shpreh se të dy palët e përfshira në konflikt duhet të zbatojnë armëpushimin e arritur.

"Ajo çfarë ka ndodhur nuk mund të zhbëhet, por duke respektuar armëpushimin gjithëpërfshirës mund do t'i japë fund dhunës që ka prekur shumë persona". 

Rama dhe Greminger përsëritën gjithashtu mbështetjen e tyre për diskutimet e formatit Normandia dhe punën e Grupit të Kontaktit Trilateral.

"Ne kemi parë disa hapa të vegjël, por domethënës gjatë muajve të fundit. Ky incident i fundit është një kujtesë se sa punë ka ende për të bërë, por gjithashtu që ne duhet të bëjmë gjithçka mundemi për të siguruar që momenti pozitiv mirëmbahet dhe konsolidohet, pavarësisht sfidave".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat