Rama: Me Lulin ulem dhe e bind për pak orë

Shqipëria

Rama: Me Lulin ulem dhe e bind për pak orë

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 22:42
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama tha se grandet dhe kreditë e buta, që kapin shifrën e mbi 1 milard eurove, do të monitorohen nga ata që i japin.

Duke u ndalur tek negociatat, Rama u shpreh se ato janë me blloqe dhe kjo ndihmon për të zhvilluar shtetin.

Kryeministri foli edhe për rolin e opozitës.

"Opozita është e zënë me punë të tjera. Ne oponencë të gjithë procesit do të kemi ekspertizën më të mirë ndërkombëtare. Ata nuk i japin grandet dhe kreditë dhe i futëm në një trastë dhe do t’i çojmë tek Partia Socialiste", theksoi ai.

Por pjesë e panelit ishte edhe Agron Gjekmarkaj, i cili e pyeti si "kur do të nisin të vijnë paratë…

"Sot nga ora 1 e natës…", theksoi Rama dhe (qesh).

Por a do të ketë dakordësi me opozitën, për negociatat dhe krizën politike.

"Unë ulem me Lulin dhe e bind për pak orë. Negociatat  nuk janë proces i tillë. Negociatat janë me kapituj. Gjermania jo vetëm do thoshte po, por kancelarja e Gjermanisë e mbajti Këshillin Evropian deri në 4 të mëngjesit për të thënë po", shtoi Rama.

"Nga PO-ja e Këshillit Evropian fillon puna për një konferencë. Merrni shikoni Serbinë kur ka hapur negociatat. Ne nga kushtëzimet e negociatave të ndërtojmë shtetin funksional. Ju më dukeni mua lule në krahasim me atë që pashë tek debati tjetër ku duket sikur kishte ardhur KÇK-ja", u shpreh kryeministri shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat