Kryemadhi: Rama mbolli dembelizmin, kërkon të ndërtojë me punëtorë nga jashtë

Shqipëria

Kryemadhi: Rama mbolli dembelizmin, kërkon të ndërtojë me punëtorë nga jashtë

Më: 19 shkurt 2020 Në ora: 06:22
Monika Kryemadhi

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ishte në një takim me strukturat e partisë që ajo në drejton në qytetin e Durrësit, nga ku u shpreh se Edi Rama nuk jo vetëm që nuk hapi 300 mijë vende pune, por mbylli të tjera.

“Rama të gjithë e mbani mend që doli me premtimet e tij që do të hapi 300 mijë vende pune. S’besoj se e ka harruar njeri. Dhe të gjithë menduam që ky zotëri do ta krijonte një mundësi sepse do të vinte me një ide të re. Jo vetëm që nuk hapi 300 mijë vende pune por përkundrazi, i vrau edhe 300 vende të tjera pune. Edi Rama nuk mund të themi më kryeministri modern, por Edi Ramës nuk i ka ngelur më gjë tjetër veç se ti thërrasësh vrasësi i punësimit. Njeriu që vrau punën. Njeriu që vrau ndjenjën e punës. Njeriu që i bëri të rinjtë shqiptarë dembel që o të jenë skllevër në plantacionet e kanabisit ose të marrin plaçkat e të largohen në Europë ose të rrinë gjithë ditën kafeneve të Shqipërisë. Edi Rama mbolli dembelizmin, mbolli skllavërinë e të rinjve drejt kapjes së grupeve kriminale të cilat nuk ishin gjë tjetër veç se funksionimi i skemës së pastrimit të parave të tij dhe të gjithë korrupsionit të tij.

Ajo që mua më shqetëson dhe akoma më shumë vazhdon është që ky zotëri tha do të ul energjinë elektrike me 6% TVSH. Unë nuk besoj që ndonjëri nga ju këtu ka marrë faturën e energjisë elektrike me 6% TVSH. Por përkundrazi, fatura juaj e energjisë elektrike ka ardhur akoma edhe më e shtrenjtë. Jo vetëm më 6% që nuk është. Por është 20% TVSH dhe ka akoma më shumë kv seç keni harxhuar më parë. Keni faturat e ujit që vijnë çdo ditë e më të shtrenjta.

Keni çmimet nëpër dyqane që janë çdo ditë e më të larta, duke filluar nga preshi, qepa, spinaqi, se s’po merrem me domaten se është 250 lek kilja dhe unë nuk kam parë ndonjë pensionist që të blej domate në mes të dimrit sepse të gjithë e dimë se si është e gjithë kjo situatë.

E pra të gjitha këto, janë të pa mundura për një familje shqiptare. Sot, familjet shqiptare kane mbetur të vetme. Kanë ngelur çifte pensionistësh. Kanë ngelur burrë dhe grua ku fëmijët e tyre të gjithë janë larguar. Janë larguar drejt emigracionit sepse për hir të së vërtetës mungesën e punësimit dhe mungesën e alternativës të zhvillimit të ëndrrave të tyre e kanë shumë të dobët”, u shpreh Kryemadhi nga Durrësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat