Greva e urisë, rëndohet gjendja shëndetësore e 14 punonjësve të nënstacionit të Poçemit

Shqipëria

Greva e urisë, rëndohet gjendja shëndetësore e 14 punonjësve të nënstacionit të Poçemit

Më: 19 shkurt 2020 Në ora: 09:59
Greva urisë

Grevistët e Poçemit janë futur sot në ditën e 7 të grevës së tyre të urisë.

Janë 14 punonjës të nënstacionit elektrik dhe pompimit të ujit në Poçem që ndodhen në grevë urie për 27 pagat e prapambetura.

Sipas grevistëve, gjendja shëndetësore e tyre është duke u përkeqësuar

Ndërkohë, dy nga punonjësit e nënstacionit të Poçemit e kishin të domosdoshëm serumin ditën e djeshme

Por pavarësisht përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, ata janë të vendosur t’i shkojnë deri në fund, duke sakrifikuar edhe jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat