Rrëmbimi i Jan Prengës, 5 të arrestuarit kërkojnë lirimin nga qelia

Shqipëria

Rrëmbimi i Jan Prengës, 5 të arrestuarit kërkojnë lirimin nga qelia

Më: 19 shkurt 2020 Në ora: 10:06
Foto

Në Gjykatën e Apelit në Tiranë po zhvillohet seanca për 5 personat e arrestuar, të cilët dyshohet se kanë lidhje me rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës.

Të arrestuarit Bajram Hajri, Leonard Hajri, Olsi Turja, Elton Hajri dhe Festim Bexhdili  mohojnë akuzat, ndaj kërkojnë lirimin.

Kamera e sigurisë ka filmuar levizjet-Një kamera e sigurie e garazhit të resortit “Golden” ka zbuluar rrëmbyesit dhe vrasësit e 49-vjeçarit të cilët kishin shkatërruar gjithë pikat tjera të survejimit duke harruar regjistrimin në fjalë. Kamera ka xhiruar gjitha lëvizjet e tyre, duke kapur dhe momentin e futjes së trupit në resort, dhe më pas nxjerrjen e kufomës me qese të zeza.

Hetuesit mendojnë se pengun e kishin qëlluar me thikë në Kamëz. Grupi hetimor ka bindjen se autorët nuk kishin planifikuar ta vrisnin Prengën por ta mbanin peng, ndërsa pas rezistencës së 49-vjeçarit situata u ka dalë nga kontrolli.

Pasi e kanë mbajtur për rreth 20 minuta në garazh, autorët e  kanë transportuar viktimën me një furgon të bardhë ndërsa policia e cila ka nisur të ndjekë mjetin ka humbur gjurmët duke mos arritur në destinacionin final.

Në kërkim të trupit- Për gjetjen e trupit të viktimës policia ka kryer kontrolle edhe në vijën bregdetare të Durrësit e Kavajës, por dhe aty pa një rezultat konkret.

Prokuroria e Tiranës ka prerë 11 fletë-arreste për rrëmbimin dhe vrasjen e 49-vjeçarit, ku 5 prej tyre janë ekzekutuar ndërsa 6 të tjerët janë shpallur në kërkim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat