Shtyhet sërish seanca, Arber Çekaj: Prokuroria kërkon të shpëtojë trafikantët e vërtetë

Shqipëria

Shtyhet sërish seanca, Arber Çekaj: Prokuroria kërkon të shpëtojë trafikantët e vërtetë

Më: 19 shkurt 2020 Në ora: 11:05
Arbër Çekaj

Është shtyrë sërish seanca për Arbër Çekajn, i akuzuar për trafikun e 613 kilogramëve kokainë.

Shkak për shtyrjen e seancës është bërë kërkesa e avokatëve, të cilët kanë pretenduar se nuk kishin mundësi të bënin mbrojtjen, pasi nuk u hapej një CD e prokurorisë.

Pas kërkesës së Arbër Çekajt, në seancë ishin të pranishëm edhe përfaqësues të ambasadës amerikane.

Çekaj ka deklaruar në seancë se është arrestuar padrejtësisht. Ndërsa u shpreh se "Prokuroria ka prishur operacionin qëllimisht për të shpëtuar trafikantët e vërtetë"

"Pala shqiptare -tha ai- nuk ka respektuar marrëveshjen me palën gjermane që nuk do më shkelen të drejtat"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat