Balliu bën deklaratën e fortë: Shtëpia e prokurores nuk preket nga projekti i Unazës

Shqipëria

Balliu bën deklaratën e fortë: Shtëpia e prokurores nuk preket nga projekti i Unazës

Më: 19 shkurt 2020 Në ora: 11:35
Klevis Balliu

Pas seancën gjyqësore për protestën kundër projektit të Unazës, ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu, ka dhënë një prononcim për gazetarët.

Balliu tha se është marrë i pandehur së bashku me disa banorë të unazës, pasi po tentohet t’i bëhet presion politik.

Sipas Balliut, në gjykatë i ka sjellë Edi Rama dhe jo ligji, duke shtuar se ligji nuk funksionon kur vidhen votat dhe rrugët.

Klevis Balliu: Unë jam marrë si i pandehur së bashku me disa banorë të unazë. Kjo seancë u shty pasi bëhet për të presionuar Klevisin dhe banorët. Në rastin konkret kemi mbështetjen e qytetarëve. Ndaj këtyre presioneve. Janë afro 100 çështje nëpër dyert e gjykatave nga banorët e Astirit. Lirohen nga gjykata njerëz të dënuar përjetësisht, ndërsa këta qytetarët enden në gjykata. Këta qytetarët nuk i sjell ligji në gjykata, por Edi Rama.

Prokuroria nuk ka sjellë prova për çfarë më akuzon. Më thanë se kam thyer krahun e një polici, por polici është zhdukur me gjithë krah. Pse nuk funksionon ligji kur hidhet gaz lotsjellës brenda banesat e banorëve, pse nuk funksionon ligji për ata që vodhën votat. Un e kam sjellë Veliajn në këtë gjykatë për çështjen e  pishave që ia ka dhënë Fusha sh.p.k me 8000 euro pisha.

Balliu ka hedhur edhe një akuzë të fortë kundrejt prokurores Elisabeta Imeraj, duke thënë se shtëpia e edhe pse ndodhet në unazën e re që nuk preket.

Klevis Balliu: Shtëpia e prokurores Elisabeta Imeraj është e vetmja shtëpi që rastësisht nuk preket nga projekti i Unazës. Kjo është shtëpia e familjes së Elisabeta Imerajt. Këtu nuk ka më gjykata por ka vetëm një grup kriminel. Këto gjyqe po shfrytëzohen për presione politike. Paratë e tyre po u jepen salillarëve. Taksat e qytetarëve po u jepen salillarëve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat