Meta “kërcënon” Ramën: Në 2 mars me popullin në bulevard! Të porosisin poturre të gjera

Shqipëria

Meta “kërcënon” Ramën: Në 2 mars me popullin në bulevard! Të porosisin poturre të gjera

Më: 19 shkurt 2020 Në ora: 13:34
Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta thërret popullin të dalë në bulevard pasditen e 2 marsit, ditë kur tha se do të nisë shpartallimi i grushtit të shtetit.

Në konferencën e sotme për media, ai tha se “Në 2 mars ju presim të gjithëve pasdite në ‘Dëshmorët e Kombit’ dhe ju japim fjalën se shumë shpejtë nuk do të ketë vetëm një institucion si kështjellë të pamposhtur që është në mbrojtje të Kushtetutës, siç është Presidenca, por të gjitha institucionet që janë në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, do i kthehen popullit shqiptar”.

Kreu i shtetit deklaroi se nga data 2 mars kur do të firmoset dekreti i parë kundër grushtit të shtetit, përpara popullit në bulevard, do të lidhet një besëlidhje për të shpartalluar regjimin e oligarëve, me qëllim shpopullimin e këtij vendi, duke e kthyer në një bazë operacionale të krimit të organizuar, por edhe shumë problemeve të tjera.

Po ashtu ai bëri një deklaratë të fortë duke iu referuar Kryeministrit Rama, kur tha se “Ata që kërkojnë popullin e Presidentit në whatsapp, të porosisin poturre të gjera”.

Sipas tij, pjesëmarrës në gjithë këtë grusht shteti është vetë qeveria dhe mazhoranca, gjysmëparlamenti dhe tha se parlamenti është jokushtetues.

Ai paralajmëroi se çdo ditë do ketë lajme për këtë grusht shteti, por tha se do e marrin me qetësi çmontimin e tij.

I pyetur se pse nuk e shpërndan Parlamentin, Meta deklaroi se, “Gjithmonë Presidenti do të veprojë në mbrojtje të Kushtetutës dhe nëse kjo godinë, ky insititutcion është një kështjellë e vetme, e pamposhtur e mbrojtjes së demorkacisë dhe lirisë nga data 2 mars, të gjitha institucionet do i kthehen popullit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat