“Një kryebashkiak socialist i dënuar për vrasje në Evropë”

Shqipëria

“Një kryebashkiak socialist i dënuar për vrasje në Evropë”

Më: 19 shkurt 2020 Në ora: 14:20
Gazmend Bardhi

Partia Demokratike ka hedhur sot një akuzë të fortë me anë të sekretarit të saj Gazmend Bardhi.

Sipas PD-së, një kryebashkiak socialist është i dënuar për vrasje, por vazhdon detyrën në një prej qyteteve të vendit.

“Në një rast një person është i dyshuar se në një nga vendet e BE është i dënuar për vrasje, sikundër ka edhe disa raste kur dyshohen për trafik droge.

Nëse është i dënuar, sigurisht që e ka vërtetuar gjykata, ajo që pres unë është që të marr dokumentacionin e gjykatës, nëse rezulton që është i dënuar sigurisht që e ka kryer atë krim. Është bashki e rëndësishme, nuk mund të jap më shumë informacione, sigurisht që është njeri publik, pavarësisht se është emëruar nga Edi Rama”, tha Bardhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat