“Më 2 mars besëlidhje kundër grushtit të shtetit”, Meta nxjerr posterin

Shqipëria

“Më 2 mars besëlidhje kundër grushtit të shtetit”, Meta nxjerr posterin

Më: 19 shkurt 2020 Në ora: 15:24
Ilir Meta

Rreth dy orë pas konferencës për media të ditës së sotme, Presidenti Ilir Meta fton qytetarët që të dalin në 2 mars në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

“Më 2 mars besëlidhje kundër grushtit të shtetit”, shkruan kreu i shtetit, duke postuar posterin në rrjetet sociale.

Duke folur sot për mediat ai tha se do e marrin me qetësi çmontimin e plotë të grushtit të shtetit.

“Veprimet e Presidentit do jenë në mbrojtje të Kushtetutës. Ju siguroj që kjo godinë është sot një kështjellë e vetme për fat të keq, por e paepur dhe e pamposhtur për mbrojtjen e Kushtetutës dhe demokracisë, nga data 2 mars kur do firmoset dekreti i parë kundër grushtit të shtetit dhe në shpartallim të plotë të grushtit të shtetit përpara bulevardit me popullin shqiptar ku do lidhim një besëlidhje për të shpartalluar regjimin e oligarkëve me qëllim shpopullimin e këtij vendi dhe shndërrimin e tij në një qendër të pastrimit të parave, dhe të shumë problemeve të tjera që nuk i meriton”, u shpreh Presidenti.

Ai i ftoi qytetarët pasditen e 2 marsit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” duke iu dhënë fjalën se shumë shpejt falë popullit shqiptar s’do ketë vetëm një institucion që është në mbrojtje të kushtetutës por gjithë institucionet që janë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit “do i kthehen popullit shqiptar.

“Ata që kërkojjnë popullin e presidentit në Whatsapp të porosisin poturre të gjera”, deklaroi Presidenti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat