Bejtja: Vettingu, çelësi i dështimit të reformës në drejtësi

Shqipëria

Bejtja: Vettingu, çelësi i dështimit të reformës në drejtësi

Më: 19 shkurt 2020 Në ora: 22:35
Andi Bejtja

Procesi i rivlerësimit të gjyqtarëve të prokurorëve për analistin Andi Bejtja kapitulloi reformën në drejësi.

I ftuar në Rtv Ora ai thotë se vettingu duhet të kishte nisur nga lart-poshtë dhe jo e kundërta, pasi pikërisht kjo situatë e çoi vendin në krizë kushtetuese  dhe si rrjedhojë thelloi edhe krizën politike.

Bejtja: Kam qenë skeptik që në fillim për mënyrën e vettingut. Edhe specialistët që janë jopartiakë kanë një të drejtë kur thonë se vettingu nuk duhet të ishte bërë nga lart- poshtë por nga poshtë-lart në mënyrë që të mbeteshin disa institucione në këmbë. Më mirë një gjykatë në këmbë dhe gjysmë e kapur sesa pa gjykata fare.Ky vetting është kundërshtuar hapur dhe ky është çelësi kryesor i dështimit të reformës në drejtësi.

Një koment e ka edhe për aksionin më të fundit të qeverisë, Anti KÇK-në.

Bejtja: Në pikëpamjen propagandistike mund të kënaqë tekat e tij dhe në rrjetë mund të bien dhe qytetarë naivë, por  ajo është një nismë antikushtetuese dhe si e tillë nuk shkon për shtat me shtetin ligjor. Reforma në drejtësi kur u krijua në labortator u krijua që të kishte një polici gjyqësore të veten. Tani një polici në shtet të kapur do të furnizojë, kjo nuk shkon. Askush nuk pret që kjo lloj policie të kapë zyrtarët e lartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat