Tubimi i 2 marsit, Ben Andoni: Vendit i duhet paqe sociale

Shqipëria

Tubimi i 2 marsit, Ben Andoni: Vendit i duhet paqe sociale

Më: 19 shkurt 2020 Në ora: 22:46
Ben Andoni

Gazetari Ben Andoni u shpreh në studion e emisionit “Arena”, se lëvizja e Metës është e paralajmëruar. Thirrjen për tubim, Andoni e sheh si një kumt, një stad të ri të Presidentit. Ai tha vendit i duhet paqe sociale, ndërsa u shpreh se shkak për gjendje e krijuar janë Rama dhe Meta.

Andoni: Për mendimin tim Meta po paraqit stadin e ri të tij. Ai ka kohë që e ka paralajmëruar. Më e mundshmja është, jo të them shpërndarja e parlamentit, por do ta paraqisi në skemën e një akti sublim. Është një kumt për stadin ku ka arritur Shqipëria. Më vjen keq që jemi akoma në një shtet me guvernant, si Bosnje-Hercegovina. Pas vizitës së ambasadores duket se notat janë ulur. Zyra e presidencës në këto muaj duket se ka vepruar si zyrë që nuk respekton protokollin e një presidentin. Meta dhe Rama janë të dy shkaktarë të kësaj gjendje. Vendit i duhet një paqe sociale. Meta ka pasur një model, ka pasur modelin e Presidentit më të mirë shqiptar, atë të Alfred Mojsiut. Zoti Mojsiu tregoi gjatë mandatit të tij se arriti të dilte mbi palët. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat