Një vit jashtë Kuvendit, Bejtja: Opozita pret ta zgjidhin çështjen ndërkombëtarët apo do ta zgjidhë vet?

Shqipëria

Një vit jashtë Kuvendit, Bejtja: Opozita pret ta zgjidhin çështjen ndërkombëtarët apo do ta zgjidhë vet?

Më: 19 shkurt 2020 Në ora: 22:49
Andi Bejtja

Më 2 mars, presidenti Ilir Meta ka ftuar popullin që ti bashkohet në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", për të krijuar atë që ai e ka konsideruar si "Besëlidhja kundër grushtit të shtetit". 

Për analistin Andi Bejtja 2 marsi do të ndajë qartë edhe pozicionimin e opozitës.

Bejtja: Presidenti ka lënë të kuptohet dhe thirrjet e tij i drejtohen gjithë qytetarëve, por 2 marsi do të ridimensionojë diçka.

I pyetur nëse kjo nismë mund të jetë një sinjal për zgjedhje të parakohshme, Bejtja i ftuar në Rtv Ora thotë se kjo është në dorë të mazhorancës dhe jo opozitës.

Bejtja: Zgjedhjet e parakohshme për momentin nuk i ka në dorë opozita, i ka në dorë mazhoranca.Opozita doli nga sistemi dhe po kthehet në sistem. Nëse 2 marsi do të jetë ridalje prapë nga sistemi, në njëfarë mënyrë Ilir Meta ka kundërshtuar teorinë e vet se nuk ishte për daljen e opozitës nga parlamenti. Nëse ai do të heqë spaletat dhe do të dalë në fushë me 2 mars do të thotë se është bindur dhe Presidenti se nuk ka rrugë tjetër.

16 shkurti shënoi një vit nga djegia e mandateve parlamentare nga opozita. Bejtja është kritik ndaj saj, duke u shprehur se ka një lloj inkorence në aksionin e saj politik.

Bejtja: Kam qenë skeptik për këtë lëvizje, që të bësh këtë lëvizje duhet të masësh mirë serbatorin dhe duhet të matesh mirë. Duhet të kalkulosh të gjitha rrethanat, qoftë edhe ato ndërkombëtare. Kam menduar se do të ishte më mirë për opozitën një lloj bojkoti me kusht.Opozita e ndoqi këtë rrugë, ka një lloj kostoje që nuk e di sa do të mund t'ia rehabilitojë vetes sepse ka një lloj inkoherence.Ti çosh njerëzit te kryeministria dhe pastaj të kërkosh ti kthesh njerëzit në sistem! Opozita me mendjen e saj ka dashur të sensibilizojë edhe ndërkombëtarët, por këtu ngrijhet një pyetje: Opozita pret ta zgjidhin çështjen ndërkombëtarët apo do ta zgjidhë vet? Është një pyetje që akoma nuk ka marrë përgjigje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat