Greva e urisë në Poçem: Të braktisur nga qeveria, kërkojnë ndihmë nga ambasadorët

Shqipëria

Greva e urisë në Poçem: Të braktisur nga qeveria, kërkojnë ndihmë nga ambasadorët

Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 10:14
Greva e urisë në Poçem

Vazhdon greva e urisë nga punonjësit e nënstacionit të Poçemit.

Greva ka hyrë në ditën e 8-të saj ndërkohë që akoma nuk ka një reagim nga ana e instancave shtetërore.

Ndërkohë, gjendja shëndetësore e tyre është rënduar, por ata kanë deklaruar se do të refuzojnë edhe ndihmën mjekësore.

Grevistët janë shprehur sot se do të qëndrojnë në grevë deri në zgjidhjen e problemit dhe u kanë bërë thirrje ambasadorëve, pasi, sipas tyre, qeveria nuk reagon.

“Ende asnjë reagim.

Presin që ne të vdesim për të reaguar. 

Këtu do që qëndrojmë deri në zgjidhjen e problemit . 

I bëjmë thirrje ambasadorëve sepse qeveria nuk po reagon .

Edhe përfaqësues te avokatit të popullit që erdhën dje, plotësuar vetëm disa shkresa.”

Grevistët kërkojnë të marrin 27 pagat e prapambetura, pasi kanë punuar për 2 vite pa paguar, vetëm të detyruar nga ligji që i dënon në rast se e braktisin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat