Maliqi në krah të Metës: Nga 2 marsi, protesta deri në rrëzimin e qeverisë

Shqipëria

Maliqi në krah të Metës: Nga 2 marsi, protesta deri në rrëzimin e qeverisë

Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 10:57
Lefter Maliqi

Deputeti i opozitës së re Lefter Maliqi i del në krah thirrjes së Presidentit Ilir Meta, për të dalë në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" në 2 mars, ku ka paralajmëruar se do të firmosë dekretin e parë kundër grushtit të shtetit.

Në një dalje të sotme për mediat nga Kryesia e Kuvendit ai deklaroi se në 2 mars, do të nsin protestat deri në rrëzimin e qeverisë.

Ai tha se Enver Hoxha kishte vetëm bllokimin e kufijve, dhe varfërimin e shqiptarëve, ndërsa Edi Rama ka për qëllim edhe largimin e shqiptarëve.

"Të gjitha institucionet janë të kapura, kryebashkiakët janë bërë drejtorë rajonalë, janë të gjithë të Partisë Socialiste. Reforma në drejtësi e ashtuquajtura reformë, siç tha Kryeministri që kërkuam mbështetjen e SHBA dhe BE, SPAK-u nuk po funksionon, krimi dhe korrupsioni, e patë dje në Elbasan se çfarë ndodhi me një vagabond që kërcënoi me jetë ‘o tërhiq kallëzimin o të vras’.  Deputetët që nga nocioni për shkarkimin e Presidentit, dhe të gjitha nismat, edhe Anti- KÇK, Anti- Shpifjen, ndryshimet në Kodin Penal janë për të sulmuar dhe goditur opozitën si në Turqi apo Rusi. Unë e mbështes Presidentin Meta dhe i bëj thirrje të gjithë socialistëve, demorkatëve, dhe të jenë në 2 mars por mos jenë protesta me drita ndezur, por të rrëzohet ky diktator. E mbështes vetëm për një fakt Metën, që ishte student i dhjetorit edhe pse më vonë i shërbeu PS-së", u shpreh Maliqi.

Në vijim shtoi se të gjithë e dinë që po u kap Kushtetuta, do të njihen zgjedhjet moniste.

Ai i bëri thirrje Policisë së Shtetit, që  të përgjigjet si policia e vitit 1991, të distancohet nga vendimet dhe thirrjet politike "Dhe kujdes me gazin lotsjellës. I bëj thirrje edhe atij policit të kombinatit që shet mend nën urdhërat e ministrit të brendshëm".

Sipas tij, Ilir Meta ka qenë në grevë në vitin 1991 për sistemin, kurse sot socialistët bëjnë marrëveshje ende.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat