Basha me grevistët në Ballsh: Na keni në krah deri në plotësimin e kërkesave tuaja të drejta

Shqipëria

Basha me grevistët në Ballsh: Na keni në krah deri në plotësimin e kërkesave tuaja të drejta

Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 12:20

Paraditen e sotme kreu i PD-së, Lulzim Basha ka vizituar naftëtarët e Ballshit, të cilët prej katër ditësh vijojnë të jenë në grevë urie.

Sipas Bashës, naftëtarët të cilët kërkojnë pagat e prapambetura janë tradhtuar dhe keqtrajtuar nga qeveria.

“Mbështetje pa kusht për punëtorët dhe kërkesat e tyre! Ata janë tradhtuar, dhe keqtrajtuar nga qeveria. Viktimat e Edi Rames janë njerëzit e thjeshtë, qytetarët e ndershëm shqiptarë që luftojnë për mbijetesë dhe një jetë normale.

Në këtë betejë unë dhe Partia Demokratike do jemi zëri juaj, do jemi mbështetja juaj. Beteja juaj është beteja e çdo shqiptari, ne do të na keni në krah deri në plotësimin e kërkesave tuaja të drejta. Ju jap fjalën se do t’i zhbëj të gjitha padrejtësitë ndaj jush”, shkruan Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat