Në izolim të dënuarit e rrezikshëm

Shqipëria

Në izolim të dënuarit e rrezikshëm

Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 14:58
Ilustrim

Të dënuarit e rrezikshëm dhe ata që tentojnë arratisjen do t'i nënshtrohen masave shtesë të izolimit. Në Komisionin e Sigurisë kombëtare është bërë e ditur se tashmë është ngritur dhe komisioni i vlerësimit që do të marrë në shqyrtim të gjitha kërkesat.

Rehabilitimi social dhe riintegrimi i të miturve është një shtesë e re e projektligjit të miratuar këtë të enjte nga Komisioni Për Sigurinë Kombëtare.

"Gjatë kohës që i mitur qëndron në IEVP i ofrohet ndihmë sociale, edukative, arsimore, psikologjike, mjekësore dhe fizike  për të riintegruar rehabilitimin e tij në përshtatje me nevojat individuale dhe në përputhje grupmoshën, gjininë dhe personalitetin e tij"

Në drejtorinë e burgjeve tashmë është ngritur komisioni i vlerësimit që do të vërë në zbatim sistemin 41 bis.

"Ndryshimi i klasifikimit të sigurisë për të dënuarit nuk bëhet më duke u përfshirë gjykata dhe prokuroria, por bëhet nga një komision vlerësimi që ngrihet në drejtorinë e përgjithshme të burgjeve", tha Felaj.

Gjatë diskutimeve deputetët kërkuan ndryshimin e disa neneve të draftit "për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.

"Numri i shumë i ulët i takimeve dhe telefonatave me familjarët. Deri në këto kushte në këndvështrimin e CPD, të drejtat për vizita me personat e mbartur në regjimin 41 bis është shumë e kufizuar dhe duhet të rritet ndjeshëm"

Pavarësisht propozimeve, deputetët nuk pranuan tu krijonin të dënuarve lehtësira të tjera për bisedat me telefona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat