Arjan Madhi: Kolegji Zgjedhor rrezikohet nga procesi i Vetingut

Shqipëria

Arjan Madhi: Kolegji Zgjedhor rrezikohet nga procesi i Vetingut

Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 16:11
Arjan Madhi

Për Arjan Madhin, sekretar e përgjithshëm të PR-së, Vetingu i gjyqtarëve që do të bëjnë pjesë në kolegjin zgjedhor mund të vihen nën presion dhe kërcënim politik.

Duke folur për çështjen e kolegjit zgjedhor në edicionin e lajmeve në Ora News, lidhur më këtë çështje, Madhi tha se të mos bëhet një radhë prioritare në lidhje me përzgjedhjen e gjyqtarëve për Veting, por të mos veprohet për periudhën që është në kolegj.

Arjan Madhi: Çështja e Kolegjit Zgjedhor është adresuar nga OSBE-ODIHR, pasi është instanca bazë e ankimeve për KQZ. Vettingu ka larguar shumë gjyqtarë nga gjykatat e apelit. Mund të vihemi në kushtet që jemi sot, pa gjykatë të lartë, pa gjykatë kushtetuese. Ky institucion rrezikohet nga procesi i Vetingut. 

Rrethanat që ndodhemi sot në raport me gjyqtarët e bëjnë të kërcënuar funksionimin e institucionit. Ne po mundohemi që të kërkojmë një çlirim nga kërcënimi dhe presioni që i bëhet. Ka një angazhim që të mos e vendosim në një gjendje kolapsi. Ne nuk duam të përjashtojmë nga Vetingu çdo gjyqtar që vjen në kolegjin gjyqësor. 

Meqenëse Vetingu do të vazhdojë për vite me radhë, mbi 9 vite, ne themi që të mos bëhet radhë prioritare, se do ta kërcënonte, ashtu si një gjyqtari mund t’i binte radha pas 6 muajsh, mund të ndodhi për mandatin që ka ky kolegj, që para kësaj të mos veprohet, më përjashtim nëse kemi haptazi veprime kriminale. Nuk po bëjmë preferencë individuale, sepse Vetingu nuk do të përfundojë për çdo gjyqtar brenda 6 muajsh. 

Ndërkohë, më herët gjatë ditës së sotme, u zhvillua një takim mes opozitës dhe mazhorancës në lidhe je reformën zgjedhore.

Në një prononcim për media, demokrati Oerd Bylykbashi i tha se gjyqtarët që nuk i janë nënshtruar akoma Vetingut, duhet të mbrohen nga presioni politik.

Oerd Bylykbashi: Të gjithë ata gjyqtarë që nuk i janë nënshtruar ende procesit të vettingut dhe të gjithë ata gjyqtarë që e kanë mbaruar procesin e vettingut, pra ata që nuk janë të zënë në kurth, të jenë gjyqtarët që duhet të përzgjidhen me short dhe më pas, për një periudhë të caktuar, ata të mbrohen nga presioni politik.

Ndërsa socialisti Damian Gjiknuri tha se Vetingu nuk mund të bllokohet për shkak të formimit të kolegjit zgjedhor. 

Damian Gjiknuri: Nuk është normale që Vetingu të bllokohet për shkak të formimit të kolegjit zgjedhor. Mendoj se gjyqtarët që kanë kaluar Vetingut të jenë pjesë e përzgjedhjes së kolegjit zgjedhor. Nëse një pjesë e kaluar Vettingun pse të mos jenë ata shporta nga mund të përzgjidhet Kolegji. Këto janë çështje që po i diskutojmë. Nuk duam që propozimet e PD të vënë në pikëpyetje atë që është arritur nga reforma në drejtësi, apo ta anashkalojnë atë, nuk ndalon zbatimi i kushtetutës për shkak të ligjit zgjedhor. Nuk mund të pezullohet Vetingu, për shkak të një despozite në kodin zgjedhor. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat