Bardhi: Provat e Presidentit tronditëse, çmontoi tentativën kriminale të Ramës për kapjen e Kushtetueses

Shqipëria

Bardhi: Provat e Presidentit tronditëse, çmontoi tentativën kriminale të Ramës për kapjen e Kushtetueses

Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 18:39
Ilir Meta

Sekretari i Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi, deklaron se tentativa kriminale e Edi Ramës për uzurpimin e Gjykatës Kushtetuese u çmontua sot me të tjera fakte të pakundërshtueshme nga Institucioni i Presidentit të Republikës.

Në një postim në facebook, Bardhi thotë se Qeveria e Edi Ramës me Etilda Gjonajn, Parlamenti i Edi Ramës me Gramoz Ruçin,  Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i Edi Ramës me Ardian Dvoranin tani janë të provuar me dokumenta zyrtarë se janë pjesë e një organizate mafioze për të asgjesuar pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese që në lindje.

Bardhi: Me një skemë kriminale, Qeveria ka ndërmarrë veprime aktive për t’i rrëmbyer kompetencën kushtetutese Presidentit të Republikës për emërimin e një anëtari të Gjykatës Kushtetuese dhe për të emëruar aty një shërbëtore politike të Qeverisë.

Për Bardhin, dokumentat e bërë publikë nga Presidenti janë tronditës.

Bardhi: Qeveria boton në Fletoren Zyrtare një akt për llogari të KED-së, që sipas Kushtetutës është një institucion pa asnjë lidhje me Qeverinë.  Është një tjetër akt i paprecedentë që minon ndarjen dhe balancimin mes pushteteve, shtetin ligjor dhe besimin e qytetarëve tek drejtësia, zhbën Reformën në Drejtësi dhe thellon krizën politike dhe institucionale në vend.

Presidenca paralajmëroi padi për zyrtarët e Ministrisë së Drejtësisë, të cilët sipas saj në shkelje të ligjit referoi për publikim në Fletoren Zyrtare listën e KED për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat