Policia aksion “blic” në Elbasan, disa të shoqëruar, sekuestrohen kamerat e sigurisë në disa lokale

Shqipëria

Policia aksion “blic” në Elbasan, disa të shoqëruar, sekuestrohen kamerat e sigurisë në disa lokale

Më: 21 shkurt 2020 Në ora: 07:50
Ilustrim

Një operacion i gjerë është zhvilluar në orët e vona të mbnrëmjes së djeshme nga ana e drejtorisë së policisë Elbasan.

Rreth 100 punonjës policie të mbështetura nga disa grupe të FNSH, skudrës Shqiponja dhe oficerë të krimeve të rënda gjithashtu dhe sektorit të krimit ekonomik janë angazhuar në këtë operacion të papritur. Operacioni ka për qëllim goditjen e veprimtarisë kriminale në qarkun e Elbasanit.

Efektivët e rendit kanë zbarkuar në lokale të shumta, ku kanë kontrolluar imtësisht çdo skutë për të gjetur gjurmë apo sende që mund të çojnë në prangosjen e perosnave të dyshimtë.

Dhjetëra persona janë shoqëruar në Policinë e Elbasanit. Burime jo zyrtare raportuan se personat e shoqëruar janë kryesisht administratorë të lokaleve të ndryshme, që kanë pasur lloto gjatë viteve të fundit.

Gjatë kontrolleve të zhvilluara në qytetin e Elbasanit dhe jo vetëm, efektivët e policisë kanë sekuestruar edhe pamje filmike të kamerave të sigurisë të lokaleve, ku dyshohet se kohë pas kohe në mënyrë të fshehtë organizohen lojëra të palejuara të fatit.

Gjatë kontrolleve, policia ka sekuestruar edhe aparatet e celularëve të disa personave për të parë nëse kanë luajtur lojëra fati përmes telefonit.

Ndërkohë, kontrollet e policisë vazhdojnë të jenë intensive në të gjitha akset rrugore, ku kontrollohen pothuajse të gjitha automjetet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat