Ç’ndodh me presidentin nëse populli nuk e mbështet me 2 Mars? Flet ish ministri i Jashtëm i PD-së

Shqipëria

Ç’ndodh me presidentin nëse populli nuk e mbështet me 2 Mars? Flet ish ministri i Jashtëm i PD-së

Më: 21 shkurt 2020 Në ora: 21:01
Ilir Meta

Ish ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj thotë se tubimi që ka njoftuar presidenti Meta me dy Mars, dashje pa dashje e ka nxjerrë atë jashtë vendit të tij kushtetues. Dhe se nëse ai nuk mbështetet nga populli me dy mars nuk ka më asnjë mjet për të realizuar detyrën apo qëllimet e tij kushtetuese.

Pjesa e nga intervista në News 24:

-A e rrezikon klimën politike kjo situatë me presidentin?

Mustafaj: Nuk e rrezikon klimën politike sepse manifestimet janë paqësore, nuk bëhet thirrje për grusht shteti apo revolucion, kjo gjithsesi e vendos presidentin, se nëse Meta bën thirrje të vihet në krye në njëfarë mënyre në lëvizje popullore, dashje pa dashje nuk është në vendin e tij kushtetues, e sposton rolin e tij kushtetues.

-Mund të arrijë në një pikë të japë dorëheqjen për të vazhduar besëlidhjen?

Mustafaj: Nëse kjo punë shkon shumë larg do bëhet e pa trajtueshme në funksionet kushtetuese. Nëse është i vendosur me siguri që nuk mund të lëvizë në kuadrin kushtetues duke qenë në mbrojtje të saj, do ishte paradoksale. Duhet parë brenda kuadrit kushtetues.

Nëse s’ka mbështetje popullore për kauzat që ngre shteti, atëherë ky është president që nuk ka asnjë mjet për të realizuar detyrën dhe për të arritur qëllimet e tij kushtetuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat