Kush janë 3 të shumëkërkuarit e listës së zezë të policisë ?

Shqipëria

Kush janë 3 të shumëkërkuarit e listës së zezë të policisë ?

Më: 22 shkurt 2020 Në ora: 13:28
Foto

Janë bërë publikë tre emrat e rinj të personave që kërkohen nga Policia e Shtetit.

Të tre pesonazhet e krimit janë të dënuar me 25 vjet burg për vrasje dhe janë ende në kërkim policor, pa e vuajtur dënimin që u është caktuar.

Por cilët jane tre të kërkuarit:

Në datën 19 mars 1997, në lagjen nr. 5, Korçë, shtetasi Gentian (Eugen) Sula, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka vrarë me armë zjarri, në banesën e tij, shtetasin B. F. dhe si pasojë e shkëmbimit të zjarrit ka gjetur vdekjen edhe bashkëpunëtori i Gentianit, shtetasi D. B.
Gentian (Eugen) Sula është dënuar nga Gjykata e Apelit Korçë, me 25 vjet burg, për veprat penale “ Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim ” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Në datën 27 qershor 2000, në vendin e quajtur “Magazinat e tregtisë”, në rrugën “Siri Kodra”, Besnik Lamçja, në bashkëpunim me shtetasin E. Ç., ka vrarë me armë zjarri shtetasin G. U.
Besnik Lamçja është dënuar me 25 vjet burgim, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim” dhe “Vjedhja me armë”.

Në datën 17 janar 1999, në vendin e quajtur “Ura e Babrroit”, shtetasi Kujtim Qordja ka vrarë me armë zjarri shtetasin P. U. (H).
Kujtim Qordja është dënuar me 25 vjet burgim, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat