Po shihte ndeshjen e futbollit në stadium, kryebashkiaku shqiptar u dërgua me urgjencë në spital, por humbi jetën

Shqipëria

Po shihte ndeshjen e futbollit në stadium, kryebashkiaku shqiptar u dërgua me urgjencë në spital, por humbi jetën

Më: 22 shkurt 2020 Në ora: 16:38
Haxhi Memolla

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vdekja e parakohshme e kryetarit të Bashkisë së Rrogozhinës, Haxhi Memolla.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se Memolla ka ndërruar jetë në spitalin e Peshkopisë pas një arresti kardiak.

Ai ka qenë në qytetin e Peshkopisë për të parë ndeshjen Korabi-Egnatia. Pasi ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Memolla së bashku me kryetarin e bashkisë së Peshkopisë, Dionis Ymeraj ata janë larguar për të pirë një kafe aty pranë, por Memolla ka ndjerë një dhimbje në kraharor.

Menjëherë ai është dërguar në spitalin e Peshkopisë por nuk ka mundur që të mbijetojë duke u shuar në moshën 52-vjeçare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat