Koronavirusi në portat e Shqipërisë, ish-ministri-qeverisë: Bëni gati karantinën

Shqipëria

Koronavirusi në portat e Shqipërisë, ish-ministri-qeverisë: Bëni gati karantinën

Më: 22 shkurt 2020 Në ora: 18:44
Foto ilustrim

Tashmë virusi vdekjeprurës që shpërtheu nga Kina, koronavirusi, ka mbërritur edhe në kufijtë e Shqipërisë edhe ‘zyrtarisht’.

Vendi ynë fqinj, Italia, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në shumë zona të e qytete të Veriut të vendit dhe ka mbyllur shkolla e institucione.

Shqipëria fluksin më të madh të udhëtarëve që shkojnë në disa mijëra në ditë, e ka pikërisht me këtë vend si pasojë e emigrantëve të shumtë që gjenden atje.

Dhe pikërisht në këtë situatë, duket se ministria e Shëndetësisë dhe qeveria Rama, ende vazhdon që ta marrë `me të lehtë` rrezikun e tmerrshëm, që i paraqitet vendit tonë.

Si shumë mjek dhe zëra të tjerë publikë, edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, nëpërmjet një shënimi të shkurtër në FB, ka ngritur alarmin për neglizhencën dhe papërgjegjshmërinë e institucioneve në këtë kohë.

Reagimi i plotë i Tritan Shehut:

29 raste me Coronavirus ne Itali, 2 te vdekur, Shqiperia ende edhe pa ‘Karantine’!

Mjeket e personeli jane nen rrezik te larte, 5 nga te prekurit midis tyre.

Ndersa Italia po ngre lart nivelin e alarmit dhe transparencen me publikun, institucionet shqiptare qendrojne te ‘ngurosura’ mbas ‘sekretit shteteror’.

Nivelet me te larta italiane paraqesin para publikut gjendjen, mundesite e zhvillimit te skenareve te shumte, masat strategjike e konkrete qe po merren, mbeshtetjet financiare, teknike, logjistike a njerzore per ato, ne Shqiperi ‘sekreti’ u ka vulosur gojen institucioneve tona.

Fakti qe ne Itali rastet u shtuan me shpejtesi e 5 jane personel shendetesor, duhet te ngreje ne ekstrem alarmin per rrezikut qe i kercenohet dhe vendit e personelit tone, duke na bere te analizojme realitetin tone ‘afrikan’ shendetesor, te percaktojme cfare mund te behet nderkaq per te perballuar nje hyrje te mundeshme te virusit tek ne, per tu mbrojtur.

Gjithashtu deshtimi i asaj forme ‘karantine’ te realizuar ne anijen ‘Diamond Princess’ po i ben te gjthe te kuptojne kompleksitetin e ngritjes se saj, ndersa per ne ne Shqiperi eshte shume thjesht, nuk kemi asnje te tille, as perpiqemi te kemi, duke u fshehur pas ‘Sekretit Shteror’. E pa tolerueshme kjo!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat