Aksident i rëndë në Gramsh, vdesin 2 persona dhe plagosen 8 të tjerë

Shqipëria

Aksident i rëndë në Gramsh, vdesin 2 persona dhe plagosen 8 të tjerë

Më: 22 shkurt 2020 Në ora: 22:28
Foto ilustrim

Aksident i rëndë automobilistik në vendin e quajtur Çekrez në Gramsh.

Si pasojë e aksidentit ka vdekur drejtuesi i mjetit dhe një pasagjer, pasi makina me të cilën udhëtonin ka dalë nga rruga,

Ndërkohë janë plagosur 8 të tjerë që kanë qenë brenda në makinë.

Sipas infomacioneve paraprake, raportohet se personat që kanë humbur jetën kanë qenë në një automjet tip “Mercedez Benz”.

Raportohet se personat e përfshirë në aksident janë me shtetësi siriane. 

Ndërkohë, në vendgjarje kanë mbërritur policia dhe zjarrëfikësit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat