Rama në Elbasan: Zhvillimi i agroturizmit dhe shkollat profesionale mundësi e mirë për punësim

Shqipëria

Rama në Elbasan: Zhvillimi i agroturizmit dhe shkollat profesionale mundësi e mirë për punësim

Më: 22 shkurt 2020 Në ora: 23:15
Edi Rama

Investimet në agroturizëm janë konsideruar si një nga mundësitë më të mira për zhvillimin dhe punësimin. Kryeministri Edi Rama ka vizituar disa zona në qarkun e Elbasanit ku theksoi mbështetjen në infrastrukturë.

Investimet në qarkun e Elbasanit kanë qenë në qendër të inspektimeve të kryeministrit Edi Rama. Kreu i qeverisë është ndalur fillimisht në aksin e ri Grekan-Shelgu-Gjyrale, pjesë e unazës së Dumresë që lidh Belshin me Cërrikun i cili është drejt përfundimit. Gjatë takimeve është vlerësuar potenciali turistik dhe agroturistik I zonës.

''Duhet që t'i kthejnë shtëpitë në pika pritje dhe të fitojnë nga ajo sepse faktikisht kështu bëjnë të gjitha pikat turistike. Ajo tani është bërë pikë turistike. 1000 veta që vijnë në Belsh nga Tirana dhe nga qytete të tjera ishte një gjë që nuk mund të imagjinohej sepse në Belsh vetëm iknin dhe nuk kthenin kokën ata që ishin aty.''

Një tjetër aks i ri në shërbim të zhvillimit bujqësor e rural, të zonës së Elbasanit, do të jetë rruga bujqësore Kuqan-Bujqës-Jagodinë-Murriqan-Thanë, e cila i është nënshtruar rikonstruksionit të plotë.

''Në vend që të rrijnë të ankohen duke ndenjur tek e tek, se tek e tek të ngelet pa shitur, tek e tek duhet të dalësh te rruga kryesore e të presesh mos ndalon ndonjë. Ne po i heqim dhe do t'i heqim përfundimisht gjithë ato tezgat e rrugëve se janë skandal. Kështu që të bashkohen njerëzit, jo si në koperativën e dikurshme.''

Belshi, qyteza buzë liqenit me të njëjtin emër, po kthehet në destinacionin turistik të qindra vizitorëve nga zona të ndryshme të vendit. Duke u ndalur në takimet me banorët kryeministri vuri theksin te mundësitë e punësimit.

Në mbrëmje kreu i qeverisë është ndalur në shkollën profesionale në Elbasan.

''Tani na jepni një projekt.''

Për Ramën zhvillimi i shkollave profesionale do të hapë më shumë mundësi zhvillimi dhe investime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat