“Të merren masa serioze”, Basha del me thirrjen alarmante për qeverinë Rama

Shqipëria

“Të merren masa serioze”, Basha del me thirrjen alarmante për qeverinë Rama

Më: 23 shkurt 2020 Në ora: 10:31
Lulzim Basha

Kreu i PD Lulzim Basha i ka bërë sot thirrje qeverisë dhe autoriteteve shëndetësore të marrin masa serioze dhe të nisin kontrollet në pikat kufitare për koronavirusin.

Në një postim në Twitter, Basha duke iu referuar gjendjes në Itali ku numri i të prekurve nga koronavirusi është rritur ndjeshëm, kërkon që çdo pikë kontrolli kufitar dhe qendër shëndetësore të pajiset me personelin dhe aparatet e duhura.

“Për fat të keq në Italinë fqinje janë shënuar viktimat e para nga coronavirusi ndërkohë që po rritet numri i të prekurve prej tij. I kërkoj qeverisë të marrë masa serioze dhe të menjëhershme. I bëj thirrje autoriteteve shëndetësore të nisin kontrollet në pikat kufitare.

Çdo pikë kontrolli kufitar dhe qendër shëndetësore të pajiset pa asnjë vonesë me personelin dhe aparatet e duhura për të evidentuar dhe trajtuar në kohë çdo rast të mundshëm”, shkruan Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat