Basha kërkon kontrolle në pikat kufitare për koronavirusin

Shqipëria

Basha kërkon kontrolle në pikat kufitare për koronavirusin

Më: 23 shkurt 2020 Në ora: 12:08
Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha kërkoi sot, marrjen e masave serioze dhe të menjëhershme ndaj rrezikut të koronavirusit, që tashmë ka prekur dhe Italinë fqinje.

Ai apeloi për vendosjen e kontrolleve në pikat e kalimit kufitar.

“Për fat të keq në Italinë fqinje janë shënuar viktimat e para nga koronavirus ndërkohë që po rritet numri i të prekurve prej tij. I kërkoj qeverisë të marrë masa serioze dhe të menjëhershme. I bëj thirrje autoriteteve shëndetësore të nisin kontrollet në pikat kufitare”, u shpreh kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

“Çdo pikë kontrolli kufitar dhe qendër shëndetësore të pajiset pa asnjë vonesë me personelin dhe aparatet e duhura për të evidentuar dhe trajtuar në kohë çdo rast të mundshëm”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat