“Bëjnë si tigra, por janë minj”, Meta i përgjigjet aktorit dhe lëshon kërcënimin e rëndë

Shqipëria

“Bëjnë si tigra, por janë minj”, Meta i përgjigjet aktorit dhe lëshon kërcënimin e rëndë

Më: 23 shkurt 2020 Në ora: 12:47
Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta prej disa ditësh nuk po ndalet me kërcënimet e tij ndaj institucioneve shtetërore.

Teksa i përgjigjet një komenti të aktorit Neritan Liçaj, i cili konfirmon se do të dalë në bulevard në 2 mars, Meta bën thirrje për trazira dhe kërcënon organet e drejtësisë dhe politikës.

Ai i bën thirrje popullit të hapë sytë në këto momente vendimtare.

“Ndaj ta kthejmë 2 marsin në një referendum madhështor të triumfit të sovranit ndaj puçistëve dhe tradhtarëve kudo qofshin”, shkruan Presidenti Meta ndër të tjera.

Komenti i presidentit:

Faleminderit i dashur Neritan!

Ju pres me shumë kënaqësi, jo vetëm ju personalisht, por të gjithë artistët heronj dhe patriotë, në 2 mars në mbrojtje të Kushtetutës dhe Gjykatës Kushtetuese. Nëse organizata mafioze rrëmben në mënyrë anti-kushtetuse Gjykatën Kushtetuese ata do zhdukin, jo vetëm teatrin, por çdo trashëgimi kulturore e kombëtare për llogari të disa oligarkëve dhe organizatës ndërkombëtare.

Ndaj është detyra ime si President i Republikës t’i bëj thirrje të gjithë popullit shqiptar të hapë sytë mirë në këto momente deçizive për fatet e kombit dhe demokracisë. Shqiptarët e bashkuar rreth Kushtetutës dhe Flamurit Kombëtar do të fitojnë!

Të rivendosim plotësisht rendin kushtetues dhe demokratik siç e ka shprehur vullnetin e tij populli shqiptar me Referendum në 22 nëntor 1998. Ndaj ta kthejmë 2 marsin në një referendum madhështor të triumfit të sovranit ndaj puçistëve dhe tradhtarëve kudo qofshin. Presidenti i njeh prej kohësh, por tani fytyrat e tyre hipokrite po i zbulojnë të gjithë shqiptarët. Bëjnë si tigra për të frikësuar njerëzit e thjeshtë, por janë vetëm minj përpara popullit shqiptar dhe drejtësisë që do të vijë. U zgjata pak, por ju dhe shumë artistë të tjerë keni vite në protestë për teatrin dhe meritoni mirënjohjen e çdo shqiptari.

Ndaj ata do të vinë, jo vetëm për të mbrojtur të drejtat e tyre kushtetuese që dhunohen çdo ditë, por dhe në mirënjohje të protestës tuaj legjendare përballë bandës që nuk njeh Kushtetutë, ligj, konventë ndërkombëtare dhe atdhe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat