Koronavirusi/ Mblidhet sot në sallën e emergjencave në Rinas task-forca

Shqipëria

Koronavirusi/ Mblidhet sot në sallën e emergjencave në Rinas task-forca

Më: 24 shkurt 2020 Në ora: 09:09
Mblidhet sot në sallën e emergjencave në Rinas task-forca

Ditën e sotme në orën 09:30 të mëngjesit do të mblidhet task-forca për koronavirusin në sallën e emergjencave në aeroportin e Rinasit.

Në mbledhje priten të diskutohen masat për t’u mbrojtur nga koronavirusi dhe për të parandaluar hyrjen e individëve të prekur në territorin shqiptar.

Me përhapjen e koronavirusit në Italinë fqinje, në Shqipëri janë shtuar masat në pikat kufitare me dyfishimin e personelit mjekësor dhe me ambiente të posaçme intervistimi për personat që vijnë nga shtetet me risk.

Në aeroportin e Rinasit, në portet e Vlorës e Durrësit, dhe në pikat e tjera në vend, janë shtuar edhe masat mbrojtëse, me dizifektues, maska, dhoma izolimi provizor pranë këtyre pikave, për t’u spostuar më tej në karantinë spitalore nëse është e nevojshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat