A do mbyllen kufijtë me Italinë prej koronavirusit? Ja çfarë thotë ministrja

Shqipëria

A do mbyllen kufijtë me Italinë prej koronavirusit? Ja çfarë thotë ministrja

Më: 24 shkurt 2020 Në ora: 11:08
Ogerta Manastirliu

Teksa në Itali janë shënuar deri më tani katër viktima nga koronavirusi dhe 150 të prekur të tjerë, në Shqipëri po flitet gjithnjë e më shumë mundësia e mbylljes së kufijve me shtetin fqinj.

Kësaj pyetjeje i është përgjigjur ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, në task forcën e mbledhur ditën e sotme në Rinas.

Sipas saj, vendimet do të bazohen mbi evidenca për të vlerësuar hap pas hapi marrjen e masave dhe vendimeve të tjera.

“Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon që të shihet dhe të vlerësohet mundësia bazuar në shkallën e riskut, por mbyllja e kufijve realizohet në një moment të caktuar kur paraqiten raste apo kemi situatë të epidemisë dhe me përhapje të gjerë, që edhe në ato raste OBSH dhe modelet, apo siç aplikohet në vende të tjerë nuk vihen masat agresive kombëtare por izolohet rasti lokalisht dhe më pas të zonave specifike dhe të caktuara”, u shpreh Manastirliu.

Teksa konfirmoi se në Shqipëri nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus, deklaroi se në varësi dhe sipas shkallës së rrezikshmërisë do të merren edhe masat përkatëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat