OFL i dërgon formularin dy të dënuarëve për drogë në Durrës e Elbasan

Shqipëria

OFL i dërgon formularin dy të dënuarëve për drogë në Durrës e Elbasan

Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 13:24
Foto

Operacioni Forca e Ligjit vijoi këtë të martë me dërgimin e formularit të deklarimit të pasurisë për dy persona të tjerë, subjekt i ligjit Anti-KÇK.

OFL i ka dërguar formularin shtetasit Kreshnik Budla, banues në Durrës, i dënuar në Spanjë për trafikim të lëndëve narkotike si dhe shtetasi Fation Laze., banues në Elbasan, i dënuar për trafikim të lëndëve narkotike.

Brenda 48 orësh, këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim të gjitha pyetjeve të OFL-së.

Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Me qëllim evidentimin dhe dërgimin në SPAK, të të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special, OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat