“Ju e shkelni e thoni na thanë ambasadat”, Blushi i përgjigjet Ballës: S`ke pasur kohë të lexosh deklartat e shoqes Etilda dhe Spiropali

Shqipëria

“Ju e shkelni e thoni na thanë ambasadat”, Blushi i përgjigjet Ballës: S`ke pasur kohë të lexosh deklartat e shoqes Etilda dhe Spiropali

Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 13:32
Ilir Meta

I menjëhershëm ka qenë reagimi i zëdhënësit të Presidentit të Republikës, Tedi Blushi ndaj Taulant Ballës. Blushi i përgjigjet kreut të grupit parlamentar socialist, duke u shprehur se “po vazhdoni t`i keqpërdornin ambasadorët” dhe “të fshihni të vërtetën e grushtit të shtetit.

Tedi Blushi: I dashur Tao Tao, Ti je shumë i zënë me punët e Kongresit që po afron dhe s'ke patur kohë të lexosh deklaratat e shoqes Etilda dhe shoqes Spiropali, pas miratimit të ligjit anti-kushtetues të betimit të gjyqtarëve buzë Lanës, me pretendimin absurd se kanë marrë miratimin e SHBA/BE.

Ju po vazhdoni t'i keqpërdorni ambasadorët dhe të fshihni të vërtetën e grushtit të shtetit. Si mund të thonë ambasadorët të shkelet Kushtetuta?! Ju e shkelni e thoni na thanë ambasadat! Si mund të thonë ambasadorët që të vidhet anëtari i Gjykatës Kushtetuese?! Ju e vidhni dhe thoni na thanë ambasadorët! Si mund të thonë ambasadorët falsifikoni në dobi të kapjes së shtetit, siç u kap në flagrancë shoqja Etilda?! Ju i falsifikoni dhe thoni na thanë ambasadorët!

Më tej, Blushi thotë se Presidenti ka respektuar denjësisht gjithë ambasadorët që kanë integritet, ndërsa thekson se kurrë nuk keqpërdor asnjë prej tyre.

Tedi Blushi: Presidenti Meta i ka respektuar dhe i respekton denjësisht të gjithë ambasadorët që kanë integritet dhe përfaqësojnë me dinjitet vendet dhe organizatat e tyre, si dhe vlerat e liritë demokratike. Presidenti Meta në veprimet e tij institucionale kurrë nuk keqpërdor asnjë ambasador dhe diplomat të huaj, por i referohet vetëm Kushtetutës, si ligjit më suprem në Republikën e Shqipërisë. Ndryshimet e fundit kushtetuese janë miratuar me 140 vota sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias dhe mbështetjen e SHBA/BE. Ja provat e fundit si i shpërdoroni ju me pacipësi partnerët tanë të nderuar.

Më herët Taulant Balla tha se Presidenti ka përdorur një gjuhë aspak të denj ndaj ambasadorëve, që sipas tij, nuk i shkon përshtat shqiptari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat