Rama nis vizitën në Moskë, publikohen pamjet nga mbërritja e kryeministrit në kryeqytetin rus

Shqipëria

Rama nis vizitën në Moskë, publikohen pamjet nga mbërritja e kryeministrit në kryeqytetin rus

Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 16:15
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ditën e sotme ka mbërritur në Moskë të Rusisë.

Top Channel ka siguruar edhe videon e mbërritjes së kryeministrit Rama së bashku me stafin e tij në Moskë.

Në Rusi kryeministri i Shqipërisë, shkon nën petkun e shefit të OSBE-së, ku ditën e nesërme pritet të takohet me shefin e diplomacisë ruse Lavrov. Kryetema e këtij takimi pritet të jetë situata e tensionuar në kufirin Rusi-Ukrainë.

Kujtojmë se më herët kryeministri Rama ka folur në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku parashtroi edhe tri prioritetet e tij në misionin e ri duke e nisur me Ukrainën.

Teksa tregoi për vizitën e tij të parë në Ukrainë para disa ditësh, kreu i qeverisë tha se mbështet përpjekjet tripalëshe për paqen.

“Veprimtaria jonë do mbështetet në tri shtylla. Do mbështesim përpjekjet tripalëshe por duhet vullnet politik nga të gjitha anët, pasi ai është kyç për paqen. Sigurova homologët për përpjeket e mia për paqe”, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat