Vizita e Ramës në Rusi, ish- ministri i Jashtëm: Të kërkojë njohjen e pavarësisë së Kosovës

Shqipëria

Vizita e Ramës në Rusi, ish- ministri i Jashtëm: Të kërkojë njohjen e pavarësisë së Kosovës

Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 20:22
Besnik Mustafaj

Presidenti i Këshillit të Ambasadorëve, Besnik Mustafaj, e cilëson si mjaft të rëndësishme vizitën e kryeministrit Edi Rama në Rusi, në cilësinë e drejtuesit të OSBE-së.

Në takimin që do të ketë me ministrin e Jashtëm, Sergei Lavrov, Mustafaj thotë se Edi Rama duhet të kërkojë njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Ish-ministri i Jashtëm që e vizitoi Rusinë në vitin 2006 thotë se takimi i Ramës me Lavrovin duhet të shërbejë edhe për t’i hapur rrugë dialogut mes dy vendeve.

Mustafaj nuk e kursen as një këshillë për Edi Ramën.

“Të mos mendojë se ky është një rast për protagonizmin e tij personal. OSBE-ja nuk është organizatë protagonistësh”, thotë ai për a2.

Takimi i kryeministrit Edi Rama me Sergei Lavrov është parashikuar në 26 shkurt. Parandalimi i përshkallëzimit të konfliktit në Ukrainë, të cilën Shqipëria e ka ndër prioritetet e kryesimit të saj të OSBE-së, pritet të jetë ndër temat kryesore të takimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat