Koronavirusi/ Ministria e Shëndetësisë: Testohen 13 raste, asnjë i infektuar në Shqipëri

Shqipëria

Koronavirusi/ Ministria e Shëndetësisë: Testohen 13 raste, asnjë i infektuar në Shqipëri

Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 20:49
Ministrja e Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se deri më tani janë testuar 13 raste të personave që kanë udhëtuar në vendet e prekura nga koronavirusi, të cilët kanë rezultuar negativë.

Në një njoftim për mediat, Ministria bën me dije se nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus në vendin tonë, ndërsa u bën thirrje  qytetarëve që kanë udhëtuar nga vendet e prekura, të telefonojnë në numrin e Urgjencës Kombëtare 127, në rast të shfaqjes së çdo shqetësimi apo shenje klinike.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Shëndetësisë informon se në mbrëmje ka përfunduar testimi i pesë rasteve të dyshuara për koronavirusin COVID-19, të cilat kanë rezultuar negative.

Ministria e Shëndetësisë konfirmon se deri në këto momente, nuk ka raste të konfirmuara të koronavirusit COVID-19 në vendin tonë dhe janë testuar gjithsej 13 raste të dyshuara, me histori udhëtimi me vendet e prekura nga shpërthimet komuntare të koronavirusit. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Task Forca për parandalimin e depërtimit dhe përhapjes së koronavirusit të ri, u bën thirrje të gjithë qytetarëve që kanë udhëtuar nga vendet e prekura, të telefonojnë në numrin e Urgjencës Kombëtare 127, në rast të shfaqjes së çdo shqetësimi apo shenje klinike.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon qytetarët se do të ofrojë informacione të përditshme, ashtu siç ka bërë deri më tani, në funksion të transparencës dhe informimit të publikut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat