Vrasja në Rrëshen, policia: Vëlla e motër dyshohet se u qëlluan nga ish-bashkëshorti i gruas

Shqipëria

Vrasja në Rrëshen, policia: Vëlla e motër dyshohet se u qëlluan nga ish-bashkëshorti i gruas

Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 21:47
Ilustrim

Policia e Shtetit jep informacione zyrtare për krimin e rëndë të ndodhur mbrëmjen e sotme në Rrëshen. Sipas policisë, autori i dyshuar është ish-bashkëshorti i të resë Fatmir Kolecaj nga fshati Zejmen i Lezhës. Viktimat janë Vledison dhe Esmeralda Filopati, 34 dhe 36 vjeçe. Esmeralda dhe Fatmiri kanë tre femijë dhe ishin të divorcuar me vendim gjykate.

“Më datë 25.02.2020, në Kodër Rrëshen, Mirditë, rreth orës 20.40, në oborrin e banesës, janë vrarë me armë zjarri shtetasit V.F dhe motra e tij shtetasja E.F. Nga informacionet e para dyshohet se janë qëlluar me armë zjarri nga shtetasi F.K nga fshati Zejmen Lezhë, ish-bashkëshorti i shtetases E.F, i cili pas krimit është larguar menjehërë nga vendngjarja.

Në drejtim të vendngjarjes kanë shkuar forca të shumta të Policisë dhe Grupi hetimor. Gjithashtu në vendngjarje kanë shkuar forcat speciale Renea dhe FNSH e Shkodrës.

Shërbimet e Policisë po krehin zonën pë të bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit”, bën të ditur policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat