Kishte shkuar të shikonte fëmijët, si ndodhi krimi në familjen shqiptare

Shqipëria

Kishte shkuar të shikonte fëmijët, si ndodhi krimi në familjen shqiptare

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 07:25
Mësohet se Fatmir Kolecaj, kishte shkuar në banesën e ish-bashkëshortes për të marrë fëmijët

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Kodër-Rrëshen, ku viktimë mbetën vëlla e motër, përkatësisht 34 dhe 36 vjeç.

Autori i ngjarjes, Fatmir Kolecaj nga fshati Zejmen i Lezhës, ka shkuar në banesën e ish-bashkëshortes i armatosur, duke qëlluar për vdekje Vladison Filopatin dhe menjëherë pas kësaj ka dalë nga banesa, motra e tij, Esmeralda Filopati, duke e qëlluar për vdekje edhe këtë të fundit.

Mësohet se Fatmir Kolecaj, kishte shkuar në banesën e ish-bashkëshortes për të marrë fëmijët.

Çifti kishte tre fëmijë nga martesa e tyre.

Ata ishin ishin divorcuar prej tri vitesh, ndërsa Kolecaj kishte kryer burg për dhunë në familje.

Gjykata kishte vendosur që fëmijët t’i takonin gruas dhe prej asaj kohe, burri nuk e kishte pranuar një fakt të tillë, derisa ngjarja ka kulmuar dje me vrasjen e ish-gruas.

Pas daljes nga burgu, 47 vjeçari nuk kishte pasur asnjë kontakt me familjen.

Menjëherë pas krimit të rëndë, autori është larguar nga vendi i ngjarjes duke marrë edhe armën automatike me vete. Policia ka ngritur postblloqe të shumta për arrestimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat