Sokol Balla: Vizita e Ramës në Moskë, etapë e re për marrëdhëniet Shqipëri-Rusi

Shqipëria

Sokol Balla: Vizita e Ramës në Moskë, etapë e re për marrëdhëniet Shqipëri-Rusi

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 10:49
Sokol Balla

Opinionisti Sokol Balla, i cili po i përcjellë nga afër zhvillimet në Moskë, e vlerësoi vizitën e kryeministrit shqiptar Edi Rama në këtë vend, si të rëndësishme.

Ai e quajti këtë moment historik.

“Besoj që gjithë kjo vizitë bëhet në kuadër të asaj klime, jo negative, por të ngrirë midis këtyre dy vendeve. Kjo në veçanti pas përzënies së diplomatëve rusë nga Shqipëria”.

“Kjo vizitë sigurisht që krijon një etapë tjetër në marrëdhëniet në mes të dy vendeve. Kryeministri Edi Rama këtu vjen në cilësinë e kryesuesit  të OSBE-së, por sigurisht në takimet dypalëshe besoj se do të shkëmbehen mesazhe më shumë se aq”.

Balla theksoi se OSBE është e interesuar në diskutimin e temave të parapara me fokus tek Ukraina, megjithatë vlerëson se kjo vizitë hapë rruge për marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Rusisë.

Nuk dihet nëse edhe  Kosova do të jetë temë diskutimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat