Tedi Blushi: Të gjithë tellallëve të puçit kushtetues u përgjigjem me thënien e Kim Mehmetit

Shqipëria

Tedi Blushi: Të gjithë tellallëve të puçit kushtetues u përgjigjem me thënien e Kim Mehmetit

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 13:18
Tedi Blushi

Tedi Blushi bën sërish thirrje për pjesëmarrje në manifestimin e 2 marsit.

Përmes një postimi në Facebook, zëdhënësi i presidentit, shkruan se një arsye madhore për pjesëmarrje e ka dhënë edhe publicisti, Kim Mehmeti, duke ndarë një thënie të tij.

Tedi Blushi: Të gjithë tellallëve të puçit kushtetues, që nxisin diversione të rëndomta për Manifestimin Mbarëkombëtar të 2 marsit do t’ju përgjigjesha vetëm me këtë arsye madhore për pjesëmarrje masive, që jep një personalitet i madh i kombit tonë dhe me integritet të jashtëzakonshëm, Kim Mehmeti: “Shqipëria e ka pru punën deri aty sa shtetin duhet ta mbrosh nga pushteti, gjë që u ndodh vendeve të marra peng nga strukturat kriminale. Dhe ato shtete janë pronë e regjimit e jo e popullit. Shqipëria prej moti është bërë pronë e ‘Rilindjes’ së Piktorit, ndërkaq shqiptarët në të janë si pengje të rrezikuar, që më kot presin shpëtim nga vendet e Perëndimit”. Ndaj të gjithë për shtetin kundër puçit të pushtetit! #PërKushtetutën #PërRepublikën #PërShqipërinë #PërKombin

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat