Emërimet në Gjykatën e Lartë, Sokol Sadushi, Ilir Panda dhe Ervin Pupe kalojnë verifikimet

Shqipëria

Emërimet në Gjykatën e Lartë, Sokol Sadushi, Ilir Panda dhe Ervin Pupe kalojnë verifikimet

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 16:52
Foto nga takimi

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka përzgjedhur tre kandidatët për gjykatën e lartë pas verifikimeve të kryera duke bërë edhe pikëzimin e tyre. të premten kandidatët Sokol Sadushi, Ervin Pupe dhe Ilir Panda të cilët vijnë nga radhët e juristëve të spikatur, do ti nënshtrohen intervistave dhe me pas KLGJ do ia përcjell propozimet presidentit.

Këshilli i Lartë Gjyqësor miratoi hapjen e 6 vendeve vakante për plotësimin e Gjykatës së Lartë, e cila është në ngërç prej me shume se një viti.

Në garë për këto poste janë juristët e spikatur Sokol Sadushi, Ilir Panda dhe Ervin Pupe. Por nga anëtarët e KLGJ-së u kërkua hapja e me shume se 6 vendeve.

Anëtaret Brunilda Kasmi dhe Medi Bici kërkuan të hapeshin14 vende vakante pasi me këtë rast përshpejtohet dhe plotësimi i gjykatës kushtetuese, pasi 3 anëtarë për në Kushtetuese, i zgjedh kjo gjykatë.

3 kandidatet e përzgjedhur në bazë të pikëzimit pritet të intervistohen gjatë të Enjtes dhe më pas të premten KLGJ do ia dërgon propozimet Presidentit të Republikës.

Nga ana e KLGJ u miratua dhe hapja e 5 pozicioneve të reja në gjykatën e posaçme të shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe 5 të tjerë pranë Apelit të kësaj Gjykate.

Në Apelin e gjykatës për korrupsionin dhe krimin e organizuar prej kohësh nuk formohet trupa gjyqësore, e cila është bërë shkak për shtyrjen e seancave gjyqësore, duke rrezikuar dhe tejkalimin e afateve për disa dosje. Për këtë ngërç të krijuar javën e shkuar KLGJ i ka dërguar kërkesë për gjetjen e një zgjidhjeje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat