Bumçi: Gjykata Kushtetuese dhe zgjedhjet rikthejnë vendin në normalitet

Shqipëria

Bumçi: Gjykata Kushtetuese dhe zgjedhjet rikthejnë vendin në normalitet

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 22:43
Aldo Bumçi

Aldo Bumçi deklaroi në studion e lajmeve të Ora News se vendi do të kthehet në normalitet nëpërmjet zgjedhjeve dhe rivendosjeve të Gjykatës Kushtetutese. Sipas tij, me ardhjen e Edi Ramës në pushtet, Shqipëria u shpopullua. Ai tha se vendi është në diktaturë, ndërsa formuloi idenë se zgjedhjet dhe Gjykata Kushtetuese e rikthejnë vendin në zgjedhje. Bumçi u shpreh gjithashtu se opozita do të jetë në 2 mars në shesh.

Aldo Bumçi: Gjykata Kushtetuese është një nga gurët e rikthimit të Shqipërisë në normalitet. Gjykata dhe zgjedhjet. Presidenti ka thirrur të gjithë qytetarët shqiptarë. Ne jemi aty si qytetarë, si opozitarë, si njerëz si shpresa për të rikthyer Shqipërinë në normalitet. Edi Rama e ka shpopulluar në 7 vite vendin. Jemi një alternativë që jemi ne. Presidenti do të rikthejë normalitetin nëpërmjet akteve të tij publike. 

Në këtë betejë ai do ti bjerë fort kambanës që ta dëgjojnë mirë shqiptarët. Pse i kemi bërë ne këto akte të forta? Këtu jemi në diktaturë. Rama sot ishte në Moskë, është diktaturë. Ka gjë demokraci Rusia? Ky e ka kthyer këtë vend në një “sulltanat”. Ne do ta rikthejmë normalitetin nëpërmjet rikthimit të së drejtës së zgjedhjeve dhe shtetit të së drejtës. Kodi jonë bën zgjedhje të lira kudo, edhe në Afrikë. Zgjedhjet e lira nuk bëhen prej Edi Rama. Qëkur erdhi Edi Rama nuk ka më zgjedhje të lira në Shqipëri. Këshilli i Europës nuk erdhi të monitorojë zgjedhjet. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat