“Nuk na detyron njeri, kemi zgjedhur të jemi aleatë të NATO-s”. Yuri Kim u bën jehonë deklaratave të Ramës në Rusi

Shqipëria

“Nuk na detyron njeri, kemi zgjedhur të jemi aleatë të NATO-s”. Yuri Kim u bën jehonë deklaratave të Ramës në Rusi

Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 10:10
Yuri Kim

Ambasadorja e Shteteve të Amerikës bëri një reagim në Twitter në lidhje me vizitën e Kryeministrit Edi Rama në Rusi, në cilësinë e kryesuesit të OSBE. Yuri Kim nuk bën komente rreth vizitës, por ka zgjedhur të citojë disa nga mesazhet që Rama dhe Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov bënë gjatë konferencës për mediat. Kim i bën jehonë deklaratave të Kryeminsitrit Rama, i cili u shpreh se “Shqipërinë nuk e detyroi askush, por zgjodhi të ishte aleate e NATO-s”.

Yuri Kim, së pari, citon fjalët e Lavrov lidhur me Shqipërinë dhe NATO-n.

“Ne nuk mund të zhvillojmë marrëdhënie (bilaterale) aq intensivisht sa mundemi... por Kryeministri përmendi detyrimet që ka Shqipëria ndaj NATO-s dhe SHBA-ve në veçanti si aleat i saj. Ne i dimë synimet e Shqipërisë për të filluar procesin e anëtarësimit në BE... Unë besoj se Shqipëria mund të jetë një nga këto shembuj, kur detyrimet e tyre pengojnë marrëdhëniet e zhvilluara miqësore, ato të dobishme, reciproke në tregti, investime dhe marrëdhënie ekonomike, bashkëpunim...”, - citon Yuri Kim diplomatin rus.

Më pas, ajo citon fjalët e Kryeministrit Edi Rama përballë Sergei Lavrov.

“Unë do të shënoj në CV-në time që kam korrigjuar dikur Ministrin Lavrov. Nuk është detyrim, është zgjedhje. Ne nuk jemi në të njëjtën linjë me aleatët tanë të mëdhenje me NATO-n ose BE-në sepse jemi të detyruar ta bëjmë, por sepse kemi zgjedhur... Askush nuk na detyron. Ne kemi zgjedhur dhe jemi krenarë që i përkasim asaj familjeje të madhe”,-citon Yuri Kim nga fjala e Kryeministrit Edi Rama.

Gjatë vizitës në Rusi, Kryeministri Edi Rama i kërkoi Moskës Zyrtare të njohë pavarësinë e Kosovës, ndërsa la të hapur mundësinë për intensifikimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat