Shkarkohet anëtari i KLP-së/ Besnik Cani s’justifikonte pasurinë, KLP mbetet me 10 anëtarë

Shqipëria

Shkarkohet anëtari i KLP-së/ Besnik Cani s’justifikonte pasurinë, KLP mbetet me 10 anëtarë

Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 16:41
Foto

Nga 11 anëtarë, qeveria e prokurorëve përballet sërish me efektet anësore të vettingut.

Shkarkimi i Besnik Canit, i cili përfaqësonte  në KLP vendin e një prokurori të rrethit gjyqësor do te sjellë përsëri thirrjen e asamblesë së përgjithshme, që duhet ta njoftojëë prokurori i përgjithshëm, Olsian Cela. Por shkarkimi i një anëtari të KLP-së është kthyer tashmë në një precedent, sa kohë më herët vettingu largoi nga drejtësia edhe dy anëtarët e tjerë, Antoneta Sevdari dhe Gentian Osmani.

Por ndryshe nga dy ish-kolegët e tij, që ishin të pranishëm gjatë vendimit për shkarkim, Besnik Cani e bojkotoi kolegjin e posaçëm të apelit. I konfirmuar më herët nga shkalla e parë, pasuritë e Canit u panë jo bindëse nga operacioni ndërkombëtar i monitorimit që rekomandoi apelimin. Në vijim, komisioneri publik hodhi pikëpyetje jo vetëm ndaj një kontrate qiraje me një kompani, por edhe ndaj aplikimit për kredi të butë, gjatë kohës që Cani mbante drejtimin e prokurorisë në Fier dhe ndërkohë kishte hetuar zyrtarë të kësaj drejtorie. Por megjithëse Cani kujtoi kontributin në drejtësi gjatë dy dekadave, kolegji i posaçëm nuk i mori parasysh pretendimet e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat