Për analistin Akri Çipa nuk mund të ketë marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës që nuk finalizohen me njohjen e Kosovës.
I ftuar në studion e lajmeve në TV Ora, Çipa është shprehur se të dyja palët janë të interesuara që të rinisë dialogu, por theksi është njohja, pasi marrëveshjet e bëra, sipas tij, e kanë penalizuar Kosovën në raport me marrëdhëniet ndërkombëtare.
Akri Çipa: Të gjitha palët janë të interesuar për ta rinisur dialogur dhe për të vazhduar përpara që duhet të kulminojë me njohjen e Kosovës. Nuk mund të ketë një marrëveshje që nuk finalizohet me njohjen e Kosovës nga Serbia, pasi të gjitha marrëveshjet e tjera që janë bërë jo vetëm kanë mbetur në kohë, por edhe kana panalizuar Kosovën në raport me marrëdhëniet ndërkombëtare. I referohem marrëveshjes së Brukselit në vitin 2013. Duhet mirëpritur një dialog i ri, por duhet vënë theksi që nuk do të ketë marrëveshje pa njohjen e drejtpërdrejtë të Kosovës.