Gazetarja e pyet a do jetë në shesh në 2 Mars, ish-ministri i Jashtëm befason me përgjigjen

Shqipëria

Gazetarja e pyet a do jetë në shesh në 2 Mars, ish-ministri i Jashtëm befason me përgjigjen

Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 17:53
Ilir Meta

Ish- ministri i Jashtëm i PD, Besnik Mustafaj i ftuar në rubrikën ”Opinion” ka thënë se do të jetë në 2 mars i pranishëm në shesh për kauzën që ka ngritur Presidenti Ilir Meta pasi kjo shkon përtej personit të tij.

Ai shprehet se Gjykata Kushtetuese është i vetmi institucion që Rama nuk e ka pushtuar ende ndërkohë shprehet se Meta me manifestimin që po thërret kërkon të ndërgjegjësojë shqiptarët se demokracia shqiptare është përballë një rreziku serioz që po i kanoset.

 ‘Duke kuptuar në thelb kauzën, unë do shkoj në shesh pasi kërkon mbrojtjen e opinionit publik dhe shkon përtej Ilir Metës. Problemi pastaj është Gjykata kushtetuese e cila është i vetmi insitucion i papushtuar nga shumica qeverisëse dhe Rama, që po përdor metoda të dënueshme penalisht. Nëse Rama e pushton atëhere na çon në referencën që folëm më parë.’-tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat