Silva Caka reagon ndaj ministres Gjonaj: Fallsifikatores së drejtësisë inshallah i vjen zëri te SPAK-u!

Shqipëria

Silva Caka reagon ndaj ministres Gjonaj: Fallsifikatores së drejtësisë inshallah i vjen zëri te SPAK-u!

Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 18:55
Silva Caka

Në radhën e reagimeve kundrejt ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj është shtuar edhe ish-deputetja Silva Caka.

Ish-deputetja shkruan se falsifikatorja e drejtësisë doli dhe recitoi vjershën bajate të Reformës.

Sipas Cakaj, rrëfimi i Gjonajt nuk është as lajthitje ligjore dhe as nonsens juridik, por realizimi i mashtrimit të programuar mafioz, për rrëmbimin e Gjykatës Kushtetuese.

Silva Caka: Fallsifikatorja e drejtësisë doli dhe recitoi vjershën bajate të "Reformës“, bash dy ditë para se të dëgjojë në kongres poemën e Ramës së saj të rilindur.

Falsifikatorja e drejtësisë, na tregoi se sa i përvëlon barku për Negociatat.

Na tregoi se më shumë se për Reformën në Drejtësi, iu dogj barku për moslejimin e heshtjes institucionale.

Na tregoi që të shtunë e të diel mund të dalin mashtruesit e saj dhe të falsifikojnë çdo gjë... se për falsifikim s‘ka ditë pushim! Rrëfimi mallëngjyes i kongresmenes, me dihatje të shpeshta lënguese, nuk është as lajthitje ligjore dhe as nonsens juridik. Është realizimi i mashtrimit të programuar mafioz, për rrëmbimin e Gjykatës Kushtetuese. Fallsifikatorja griu e griu fjalë, por për shkresat e fallsifikuara iu fik zëri fare fare.

Inshallah i vjen zëri te SPAK-u!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat